BE dyfishon flotën e zjarrfikësve

Zjarret shkatërruese ka detyruar Bashkimin Europian të dyfishojë pajisjet për të shuar flakët në vendet anëtare. Komisioneri i BE-së për menaxhimin e krizave, Janez Lenarcic është shprehur se 28 pajisje do vendosen në dispozicion në shtetet anëtare të bllokut evropian ku kriza e zjarreve është edhe më e madhe. Dhjetë aeroplanët e tipit Canadair, 14 avionë të vegjël dhe katër helikopterë do të jenë gati për atë që Lenarcic e cilësoi një verë tejet të nxehtë.

“Fatkeqësitë po ndodhin me frekuencë dhe intensitet të shtuar. Vitet e fundit, ne kemi parë zjarre të fuqishme në vendet e Evropës qendrore dhe madje edhe veriore. Kemi parë përmbytje historike vetëm tani në Itali ose dy vjet më parë në Gjermani dhe Belgjikë. Kjo është arsyeja pse ne kemi  rritur kapacitetin tonë të reagimit, duke përfshirë aftësinë tonë për të trajtuar zjarret”.

Flota është e shpërndarë në mënyrë strategjike në të gjithë BE-në, në mënyrë që të mund të përgjigjet shpejt kur zjarret shpërthejnë në periudhën kritike nga qershori deri në tetor. Avionët janë të stacionuar në dhjetë shtete anëtare: Kroaci, Qipro, Çeki, Francë, Gjermani, Greqi, Itali, Portugali, Spanjë dhe Suedi.

Ekipet tokësore do të përbëhen nga pothuajse 450 zjarrfikës nga 11 shtete anëtare. Sipas shkencëtarëve Evropa Jugore po përgatitet për një verë tepër të nxehtë dhe thatësirë ekstreme, me disa rajone që do të vuajnë nga mungesa e ujit dhe fermerët presin që rendimentet e tyre të jenë më të këqija ndër dekada.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share