BE dërgon ndihmë shtesë për Turqinë dhe Sirinë në vlerë prej 6,5 milionë eurosh

Bashkimi Evropian përmes Mekanizmit për mbrojtje civile të BE-së dhe ndihmë humanitare emergjente do të sigurojë ndihmë emergjente shtesë për Turqinë dhe Sirinë në tërmetet e shumta, në vlerë prej 6,5 milionë euro.

Sipas paralajmërimeve, komisari për menaxhim me kriza, Janez Lenarçiç do t’i vizitojë rajonet e goditura në Turqi si pjesë e koordinimit të përgjigjes së BE-së.

“Ky është një prej operacioneve më të mëdha për kërkim dhe shpëtim deri më tani përmes Mekanizmit për mbrojtje civile të BE-së”, kumtoi Komisioni.

Autoritetet siriane sot në mëngjes kërkuan nga BE-ja aktivizimin e Mekanizmit për mbrojtje civile, ndërsa kërkesa përfshin ekipe për kërkim dhe shpëtim, strehim dhe medikamente.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share