BE dënon aktet terroriste të serbeve në Kosovë

Situata e tensionuar mes Kosovës e Serbisë u diskutua nga përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak dhe ai amerikan Gabriel Escobar me këshilltarët diplomatikë të Francës, Gjermanisë dhe Italisë.

Lajçak ka dënuar sulmin ndaj policisë kosovare dhe ka kërkuar që autorët të sillen para drejtësisë ndërkohë që ju bëri thirrje palëve për kthim të menjëhershëm të dialogut.

Zëdhënësi i BE-së Peter Stano i ka konsideruar akte terroriste sulmet e armatosura nga bandat serbe ndaj policisë kosovare. Stano ftoi palët që t’i rikthehen dialogut ndërsa garantoi mbështetjen e EULEX-it për policinë kosovare në stabilizimin e situatës.

Ndaj situatës ka reaguar edhe zëdhënësi i Kremlinit, Dimitar Peskov që në vijimësi të linjës ruse tha se vëren provokime të rregullta ndaj serbëve në rajon.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share