Rregullat do të godasin furnizuesit kryesorë të gazit, të cilët përfshijnë Shtetet e Bashkuara, Algjerinë dhe Rusinë
Bashkimi Evropian arriti një marrëveshje mbi një ligj për vendosjen e kufijve të emetimeve të metanit në importet e naftës dhe gazit të Evropës nga viti 2030.
Metani është shkaktari i dytë më i madh i ndryshimeve klimatike pas dioksidit të karbonit, dhe në afat të shkurtër ka një efekt shumë më të lartë mbi ngrohjen globale. Ndaj vlerësohet se uljet e shpejta të emetimeve të metanit ne këtë dekadë janë thelbësore për zbutjen e efekteve negative mbi klimën.
Sipas deklaratës së BE, negociatorët nga vendet anëtare ranë dakord të vendosin vlera të caktuara të metanit deri në vitin 2030 për prodhuesit jashtë unionit që dërgojnë lëndë djegëse fosile në Evropë.
Rregullat e importit ka të ngjarë të godasin furnizuesit kryesorë të gazit, të cilët përfshijnë Shtetet e Bashkuara, Algjerinë dhe Rusinë. “Më në fund, BE-ja trajton gazin e dytë më të rëndësishëm serrë me masa ambicioze,” tha Jutta Paulus, bashkë-negociatorja e Parlamentit të BE. Ligji tani do t’i kalojë Parlamentit Evropian për miratim përfundimtar.
Rregullorja gjithashtu paraqet kërkesa të reja për sektorët e naftës, gazit dhe qymyrit për të matur, raportuar dhe verifikuar emetimet e metanit. Marrëveshja detyron prodhuesit e naftës dhe gazit në Evropë për kontrolle periodike.
Klan News