BE apel Rusise të respektojë kontratat e energjisë

Deklarata vjen pasi Gazprom nderpreu pa afat furnizimet me gaz natyror duke thelluar me shume krizen

KOKA: Pas ndërprerjes së gazit natyror nga Gazprom, BE i ka kërkuar Rusisë që të rrespetojë kontrat ekszistuese të energjisë ose vendet europiane do t’i përgjigjen ashpër. Presidenti i Ukrainës ka deklaruar se Rusia po shkatërron jetën normale të çdo qytetari. Ndërkaq situata në termocentralin e Zaporizhzhia është ndërprerë duke nxitur frikën e katastrofës.

BE ka kërkuar nga Rusia që të respektojë kontratat ekzistuese të energjisë. Paolo Gentiloni komisioneri ekonomik ka deklaruar se ndërprerja e plotë e gazit pa afat po thellon vështirësitë e Europës në sigurimin e karburantit për dimrin.

Lëvizja erdhi disa orë pasi vendet e G7 ranë dakord të vendosin një kufi çmimi për naftën ruse në një përpjekje për të frenuar rrjedhën e fondeve për agresionin. BE ka bërë të ditur se nuk i tremben vendimeve të Putinit por nëse kontratat nuk rrespektohen atëherë vendet do veprojnë në mënyrë të ashpër.

Gentiloni është shprehur se duhen marrw masa për të ndihmuar konsumatorët dhe të mos cojnw nw nivele më të larta borxhin. Pas ndërprerjes së gazit presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është shprehur se Rusia dëshiron të shkatërrojë jetën normale të çdo qytetari evropian. “Po përpiqet të sulmojë me të varfërit dhe kaos politik ku ende nuk mund të sulmojë me raketa”, tha Zelensky në fjalimin e tij.

Qeveritë në të gjithë kontinentin po mendojnë se çfarë masash të marrin për të lehtësuar krizën. Gjermania një nga vendet më të prekura nga ndërprerja e furnizimit rus njoftoi një paketë ndihme prej 65 miliardë eurosh. Kancelari Olaf Scholtz tha se Rusia nuk ishte më një partner i besueshëm i energjisë. Scholz është shprehur, se qeveria do të kujdeset që për qytetarët të ulen çmimet e gazit, naftës dhe qymyrit.

Termocentralit më i madhi në Evropë, iu ndërpre linja e fundit kryesore e jashtme e energjisë, megjithëse një linjë rezervë vazhdoi të furnizonte me energji elektrike rrjetin. Vetëm një nga gjashtë reaktorët e stacionit mbeti në funksion. Fabrika, e kapur nga trupat ruse menjëherë pas pushtimit të tyre më 24 shkurt, është bërë një pikë qendrore e konfliktit, ku secila palë fajëson tjetrën për bombardimet aty pranë.

Zaporizhzhiae parë u shkëput nga rrjeti kombëtar, gjë që shmangi rrezatimin. Ky mbyllje shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike në të gjithë Ukrainën. Ndërkaq sulmet vijojnë në disa rajone ukrainase. Rusët goditën zonat e banuara në Mykolaiv duke dëmtuar shtëpi, tre spitale, dy objekte arsimore, një hotel dhe një muze në zonë.

GAZETARE: LIVIA KALLFA

PAMJET: REUTERS

Lexo gjithashtu
Total
0
Share