BDI: VMRO dhe Mickoski inkurajojnë deklaratat për luftë kundër shqiptarëve

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim kanë reaguar sërish rreth deklaratave të Nikollovskit nga VMRO-DPMNE, ku thuhet se këto deklarata nxitin luftë kundër shqiptarëve.

”Edhe për të dytën ditë radhazi pas deklaratave skandaloze të Aleksandar Nikollovskit në të cilat ai bën thirrje për luftë në mes të Kuvendit, ngjashëm edhe me narrativin e 27 prillit, as Mickoski dhe as VMRO DPMNE nuk u distancuan nga ato kërcënime.

Nikollovski inkurajohet nga lideri i tij Mickoski, i cili publikon foto të një betimi me uniformë të maskuar, me kallashnikov të zbrazur në duar dhe i rrethuar nga fëmijë dhe gra, në të cilën ai demonstron kërcënime ndaj shqiptarëve.

Mickoski ende nuk është përgjigjur nëse ka të vërtetë në pohimet e kryetarëve të tij të komunave se ai në mënyrë strikte ua ka ndaluar atyre që të legalizojnë shtëpitë e shqiptarëve në ato komuna edhe pse i plotësojnë kushtet ligjore, se i ka ndaluar të bashkëpunojnë me afaristë shqiptarë dhe të mos lëshojnë leje të ndërtimit, me nxitje të politikave demografike raciste.

Gara e tyre e vdekur me të majtën e Apasievit nxit intolerancën etnike, të cilën e shohim dhe e dëgjojmë përditë në emisionet kontaktuese të televizioneve maqedonase dhe është pasojë e drejtpërdrejtë e narrativit dhe fotografive të Mickoskit, Nikolloskit dhe Apasievit” – thuhet në kumtesën e BDI-së.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share