Vlen po rrënon të gjitha të arriturat për dy dekada me rradhë, kështu thonë nga Bashkmi Demokratik për Integrim. Erkan Arifi thotë se në Ministrin e Buqësisë nga tetë pozicione udhëheqëse shqiptarët kanë pasur pesë vende, kurse tani kualiconi Vlen vetëm një pozicion.
”Në Ministrin e Buqësisë nga tetë pozicione udhëheqëse shqiptarët kanë pasur pesë vende kyqe tani VMRO, ka shtatë pozicione kurse kualiconi Vlen vetëm një pozicion. Për më tepër në mandatin e kaluar një periudhë të caktuar me Ministrin udhëheqëse Arijanit Hoxha, ndërsa sot kemi dëshmitarë të një përfaqësimi të mjerueshem në ministrin e buqësisë” – tha Arifi.
Erkan Arifi thotë që edhe gjuha shqipe në këtë institucion tani më është e anashkaluar. Organet shtetërore të cilat i drejtojnë ministrisë me shkresa në dy gjuhë, përgjigjen e marin vetem në gjuhën maqedone
”Sa i përket zbatimit të gjuhës shqipe në ministri komunikimi në formë të shkruar është i anashkaluar ndërsa në vitet e kaluara formularët po përgaditen, e materialet për seanca qeveritare kanë qenë të rregulluara në dy gjuhë , tani të njejtit program vetëm përcjellen në gjuhën maqedone, të punësuarit shqiptarë në ministri kërkesaat i bëjnë në dy gjuhë kurse përgjigjet i marin vetëm në gjuhën maqedone, po ashtu edhe organet shtetërore të cilët i drejtojnë ministrisë me shkresa në dy gjuhë përgjigjet i marin vetëm në gjuhën maqedone” – tha Arifi.
Në fushën e investimeve kapitale me rebalancin e buxhetit, Arifi thotë se janë shkurtuar mjetet për investimet kapitale dhe projektet për ujitje në përgjthësi janë të rezikuara në këtë ministri, nga ku për vendbanimet shqiptare projektet janë me vlerë totale afër 100 milion euro. /tvklan.mk/