BDI: Vazalët e VMRO-së po përgaditen për të dhënë Kërçovën dhe Strugën

Shpifje i ka quajtur Bashkimi Demokratik për Integrim deklaratat e VLEN-it se BDI do të pranonte të jetë pjesë e qeverisë me VMRO-DPMNE-në pa kushte shtesë, madje dhe pa kryeparlamentar shqiptar.
Në komunikatën e BDI-së thuhet se VLEN së bashku me VMRO-DPMNE-në po përgadisin opinionin për të dhënë Strugën dhe Kërçovën.
Reagimi i plotë:
Pas instalimit të vazalitetit te turpshëm ndaj VMRO- DPMNE- së, të refuzuarit e shqiptareve e të perzgjedhurit e Mickovskit, pasi ia dorëzuan Ministrinë e Marrëveshjes së Ohrit Stoilkoviqit të Putinit dhe Dimovit të Zingos, pas zëvendësimit të çdo gjëje shqiptare me maqedonase, dhe uljes së përfaqësimit të drejtë për 5% me një aktvendim të paprecedent, tashmë filluan të përgadisin opinionin publik për të dhënë Kërçovën dhe Strugën.
Këtu i keni kaluar vijat e kuqe dhe do të përballeni me rezistencën e popullit dhe të çdo shqiptari.
 Kjo është një shkelje e rëndë e arritjeve dhe dinjitetit të shqiptarëve, dhe një hap i tillë nuk do të kalojë pa kundërpërgjigje të fortë.
Ne do të qëndrojmë të bashkuar dhe të vendosur për të mbrojtur interesin dhe dinjitetin e popullit shqiptar.
Lexo gjithashtu
Total
0
Share