Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj pjesëmarrjes së ministrit të Ministrisë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoilkoviq në Beograd, për të përkujtuar sulmet e NATO-s ndaj Serbisë në vitin 1999.
Nga BDI e quajnë këtë veprim të turpshëm dhe provokim.
Reagimi i plotë:
Turp dhe provokim – Qeveria në krah të Dodikut në Beograd
Zëvendëskryeministri përgjegjës për Marrëveshjen e Ohrit, në emër të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, sonte në Beograd me Dodikun dhe Nikoliqin në përkujtimin e përvjetorit të “agresionit të NATO-s” në Serbi.
Një akt i turpshëm dhe një provokim i hapur ndaj orientimit euro-atlantik të vendit. Qeveria tregon edhe një herë fytyrën e saj të vërtetë, duke u rreshtuar me ata që mohojnë gjenocidin dhe kundërshtojnë perëndimin.