BDI – Tetovë: Hipokrizia e udhëheqësisë së komunës së Tetovës çdo ditë e më shumë po del në shesh

Përmes një komunikatë për shtyp reagojnë nga dega e BDI-së Tetovë, duke thënë se Kryqi në Kodër të Diellit është vendosur në bashkëpunim mes partnerëve të koalicionit, Lëvizja Besa dhe VMRO-DPMNE.

Hipokrizia e udhëheqësisë së komunës së Tetovës çdo ditë e më shumë po del në shesh. Rast i tillë është edhe emërimi i “Vojvodës” së VMRO-DPMNE-së, Branisllav Jakimovski, si zëvendës drejtor i NPK-së.

Jakimovski njihet në opinion si mbështetës i vendosjes së kryqit në Kodrën e Diellit në Tetovë, gjë ecila shihet edhe nëpër postimet e tij në rrjetet sociale. I njëjti është edhe anëtar i Institutit Patriotik të VMRO-DPMNE-së “Goce Dellçev. Institut ky që njihet për qëndrime ekstreme nacionaliste dhe anti-shqiptare.

Atë që e kemi thënë më heret, po vërtetohet. Kryqi në Kodër të Diellit është vendosur në bashkëpunim mes partnerëve të koalicionit, Lëvizja Besa dhe VMRO-DPMNE. Ky bashkëpunim është aq i thellë, saqë kryetari Kasami detyrohet të largojë nga puna bashkëpartiakët e tij për t’i zëvendësuar më “Vojvodat” e VMRO-së. Çfarë borxhi ka Kasami ndaj VMRO-DPMNE-së që është duke i shpërblyer me pozitat më të rëndësishme në komunë? ” – thonë Qendra për komunikim me media, BDI – Dega Tetovë./tvklan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share