Dje, më 14 mars u përkujtua 24 vjetori i fillimit të luftës në Tetovë, apo siç njihet ndryshe “Pranvera e Dinjitetit”.
Për këtë rast kanë reaguar sot nga Bashkimi Demokratik për Integrim – Dega në Tetovë, pasi kreu i kësaj komune, Bilall Kasaami nuk ka bërë asnjë postim përkujtimor për këtë datë.
BDI-Tetovë thonë se Kasami as nuk nderoi dëshmorët, as nuk vleresoi kontributin e tyre që dhanë jetën për liri.
Reagimi i plotë:
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, dhe Komuna e Tetovës si institucion, nuk kanë bërë as edhe një shënim të vetëm për një nga datat më të rëndësishme në historinë e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut – 14 Marsin, përvjetorin e 24-të të fillimit të luftës në Tetovë!



14 Marsi nuk është thjesht një datë – është një moment historik që shënon fillimin e një lufte të drejtë, një luftë e pastër për dinjitet dhe për të bërë shqiptarët zot në shtëpinë e vet. Lufta në Tetovë është themeli mbi të cilin është ndërtuar krenaria jonë kombëtare dhe liria që gëzojmë sot!
Si është e mundur që një datë kaq e rëndësishme të kalojë në heshtje nga institucioni që duhet të jetë simbol i kujtesës historike dhe krenarisë kombëtare?
Pikërisht mbi sakrificën dhe gjakun e dëshmorëve ai sot mban funksionin që ka!
Po të mos ishte lufta dhe sakrifica e dëshmorëve, sot as që do të mund të flitej për të drejtat dhe liritë që kemi fituar si komb. Pikërisht falë kësaj sakrifice, ai sot ka mundësinë të udhëheqë qytetin tonë!
BDI – Dega e Tetovës e dënon fuqishëm këtë neglizhencë dhe mungesë respekti ndaj të kaluarës sonë të lavdishme! Nderimi për dëshmorët nuk është opsion, është detyrim kombëtar!
Mosrespektimi i sakrificës së dëshmorëve është fyerje për gjithë shqiptarët!

