REAGIM INTEGRAL I BDI-së
Është për keqardhje gjendja në komunën e Gostivarit dhe Tetovës, që menaxhohen nga Arben Taravari dhe Bilall Kasami, duke qenë në mesin e komunave që nuk menaxhohen mirë aspak dhe që janë të zhytura në borxhe.
Me një borxh mbi 100 milionë euro, Ndërmarrja Publike për Veprimtari Komunale në Gostivar është e para në listë, e ndjekur nga komuna e Gostivarit që për 7 vjet rresht vazhdon të thellohet në borxhe.
Bashkimi Demokratik për Integrim edhe më herët ka alarmuar opinionin për gjendjen kritike financiare të komunave përkatëse dhe se qytetarët e kanë të qartë më se pse mungojnë investimet kapitale në këto komuna.
Lidhur me borxhin nuk qëndron aspak më mirë edhe komuna e Tetovës që udhëhiqet nga Bilall Kasami.
Ky i fundit në vend që të meret me menaxhimin e komunës, duke garuar me kolegun e tij, kryetarin e Gostivarit, Arben Taravari, se cili po e bën vazalin më të mirë tek shefi i tyre, Mickovski, komuna dhe ndërmarrjet publike vazhdojnë të fundosen në borxhe.
Por, nga prijësit e shkeljes së legjitimitetit shqiptarë nuk mund të presim më shumë.
VLEN pasi degradoi gjitha të arriturat e shqiptarëve në pushtetin ekzekutiv, ka vendosur që të fundos plotësisht edhe gjendjen e komunave që menaxhojnë, duke mos u angazhuar të përfundojnë asnjë projekt kapital për komunat që qeverisin.
Qytetarët nuk meritojnë një keqmenaxhim të tillë.
Qytetarët meritojnë shumë më shumë dhe një e gjë tillë së shpejti do të ndodh.
Ndëshkimin vazalët do ta marrin, ndërsa qytetarët do të kenë përfaqësim dinjitoz si në nivel lokal ashtu edhe në nivel qendror.