BDI: Reterimi i tërësishëm i Qeverisë për Korridorin 8, konfirmoi pastërtinë e projektit

Bashkimi Demokratik për Integrim konstaton që reterimi i tërësishëm i Qeverisë pa legjitimitet etnik konfirmoi në tërësi pastërtinë e projektit të Korridorit 8 dhe të veprimeve të qeverisë së kaluar.

Për dy vite me rradhë, VMRO dhe Vlen, e kundërshtonin dhe pengonin projektin, u zotuan që do ta anulojnë, por, pa ndryshuar asnjë pikë as presje as në kontratë e as në çmim, e pranuan, e vazhduan, e quajtën të arritur historike dhe u munduan që ta përvetësojnë.

Qytetarët e dijnë se ky projekt është ideuar, projektuar, negociuar, firmosur, është vëndu gurthemeli dhe kanë nisur punimet në kohën e Qeverisë 2020-2024.

Hapi vijues është që Qeveria tash të rikthen vendimin që aksi nga Gostivari deri në Bukojqan të realizohet me tunel, e jo me autostradë malore, sepse tuneli është opsioni më i mirë dhe më racional për këtë pjesë të korridorit.

Gjuetia politike e shtrigave disavjeçare dështoi dhe ngadhnjeu e vërteta, gjithëmonë në të mirën e qytetarëve.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share