BDI: Raporti i KE-së dëshmon përkushtimin tonë në rrugën drejt BE-së

Pengesat kryesore të progresit janë partitë opozitare

Sipas raportit të KE-së, siç thonë nga BDI-ja, është arritur progres deri në 81% të Kapitujve dhe nuk ka regres tek asnjë kapitull dhe sa i përket gatishmërisë së Kapitujve, ekziston një nivel adekuat të gatishmërisë deri në 90%.

“Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se Raporti i Komisionit Europian tregon qartë se pengesat kryesore për progres janë pikërisht partitë opozitare të cilat po bllokojnë ndryshimet kushtetuese dhe rrugën europiane të vendit.Shënohet progres i madh gjithashtu për arsye se Bashkimi Europian shpalli Pakon për zgjerimin e unionit dhe planin për rritjen e ekonomive të Ballkanit Perëndimor dhe me këtë plan, vendi ynë ka në dispozicion një miliardë euro dhe duke vazhduar me reformat dhe procesin e integrimit, pas pesë muajve do të kemi transferimin e parë nga kjo Pako e re”, thuhet në kumtesën e BDI-së.

Bashkimi Demokratik për Integrim, sic thuhet në komunikatë, u bën thirrje të gjithë aktorëve politik, botën akademike, shoqërinë civile dhe mediat që të kontribuojnë që vendi të përfundojë me sukses sfidën e re më të madhe që nga pavarësia sepse nuk ka alternativë tjetër për të pasur një jetë më prespektive tek ne./KlanMacedonia

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share