BDI përshëndet miratimin e paketës së ligjeve për Korridorin 8 dhe 10D

BDI ka përshëndetur votimin e ligjeve nga paketa për Korridorin 8 dhe 10D, me të cilat, sipas kësaj partie, trasohet rruga e ndërtimit më të lirë dhe më të shpejtë të këtyre korridoreve, përcjell KlanM.

“Është për t’u vlerësuar lartë veprimi i shumicës së deputetëve që me votën e tyre i dhanë fund bllokadës tendencioze të opozitës, e cila fatkeqësisht vendosi të rreshtohet kundër këtij projekti kapital, duke tentuar me çdo kusht nxirjen e tij edhe përkundër faktit që ai ka përkrahjen e madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Opozita e kryesuar nga Mickoski vendosi të votojë kundër projektit që nënkupton dimension të ri zhvillimi dhe qarkullimi efikas, por sërish nuk do t’ia dalë të mbajë peng zhvillimin ekonomik të vendit, korridoret do të ndërtohen”, thonë nga partia e Ahmetit./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share