Pas deklarat[s së djeshme ti Ministrit të Transportit kanë reaguar nga BDI. Sipas kësaj parie akuzat e ministrit të Transportit, z. Nikolovski, në lidhje me përfitimin e funksionarëve të BDI-së në procesin e ndërtimit të autostradës Shkup-Bllacë, janë të pabaza dhe plotësisht të pavërteta.
Çdo informacion në lidhje me Korridorin 8 dhe autostradën Shkup – Bllacë është i pasaktë dhe shfaq injorancë institucionale nga qeveria me legjitimitet monoetnik. 2 kilometrat e para tek kufiri në Bllacë janë të përfunduara në Qeverinë e kaluar. Juve ju ka mbetur vetëm ta lëshoni në përdorim. Vazhdimi i asaj autostrade në gjatësi prej 10 kilometra, është projektuar nga kompania amerikane Hill dhe është finansuar nga BERZH, bashkë edhe me asistencën teknike. Ky projekt finansohet me kredi nga BERZH, ku rreth 30 milion € janë grant. Traseja e autostradës është përzgjedhur për ta evituar shkatërrimin e varrezave të Bllacës dhe poligonin ushtarak Stenkovec. Çdo ri-projektim do të zgjasë gati se 3 vjet. Prandaj, ftojmë ministrin Nikolovski të paraqet dëshmi konkrete për akuzat e tij. Nëse këtë nuk e bën, do ta konsiderojmë se ai është një krijues i lajmeve të rreme dhe propagandës si dhe kundërshtarë i projekteve që na lidhin me Shqipërinë dhe Kosovën.