BDI nis takimet me qytetarët! Ali Ahmeti më 23 tetor takon banorët e Likovës

Pas njoftimin se Bashkimi Demokratik për Integrim do të fillojë takimet me qytetarë, nga BDI-Likovë njoftojnë se ditën e mërkurë, më datë 23 tetor, kreu i integristëve, Ali Ahmeti do të takohet me banorët e Komunës së Likovës.

Siç thuhet në njoftim, takimi do të mbahet me fillim nga ora 19:00 në Sallën Sportivë të SHFK “Kultura” në fshatin Mateç, me ç’rast do të diskutohet për situatën aktuale politike në vend.

Njoftimi i plotë:

Dega e BDI-së Likovë

Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë të merrni pjesë në takim me z.Ali Ahmeti, Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe banorët e Komunës së Likovës. Takim do të ofrojë një mundësi për të diskutuar për situaten aktuale politike në vend si dhe veprimet politike që do të ndërrmerr BDI për të mbrojtur legjitimitetin dhe arritjen asipiratave strategjike të shqiptarëve të RMV.

Data: 23.10.2024 ( e mërkurë) ;

Koha: ora 19:00 ;

Vendi: Salla  sportive e SHFK “ Kultura” në fsh. Mateç.

Prezenca e juaj do të na nderojë.

Punojmë së bashku drejt qëllimeve të përbashkëta.

Ju mirëpresim në takim.

 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share