BDI në terren për mbledhjen e nënshkrimeve për president

AHMETI: ME NOMINIMIN E BUJAR OSMANIT FILLON NJË RRUGËTIM TEPËR I RËNDËSISHËM

Me fillimin e afatit për grumbullimin e nënshkrimeve për kandidatët për president, partitë politike filluan edhe zyrtarisht të mbledhin nënshkrime. Me këtë rast, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti delaroi se sapo ka filluar një rrugëtim tepër i rëndësishëm për nominimin e Bujar Osmanit për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe një mobilizim që dëshmon përcaktimin e të gjithë BDI-së për të dalë zot misionit për të çuar proceset përpara.

“Vendi ynë duhet të ecë përpara drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, drejt guximit për të përmbyllur çështje të rëndësishme që momentalisht na paraqiten si pengesë për hapjen e horizonteve të reja, por forcat tona mobilizuese por edhe gjithë forcat progresive në vend, u jepet mundësia që me këto zgjedhje përcaktuese për ardhmërinë, të thuhet ndal Rusisë dhe Po Europës dhe kjo mundësi duhet të demonstrohet ky vullne në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të 8 majit” – tha Ali Ahmeti, lider i BDI-së.

Ndërsa zëdhënësi i Partisë Arbër Ademi ka kërkuar përkrahje absolute, masive të shqiptarëve dhe qytetarëve të tjerë për kandidaturën e Bujar Osmanit, i cili do të mundësojë,  të  ndryshohet kushtetuta.

“Kjo do të jetë qëndrimi i BDI-së edhe për rreth të dytë të zgjedhjeve presidenciale edhe për zgjedhjet parlamentare dhe ne do t’ia arrijmë. Vetëm me një votë të përqëndruar tek partia më e fortë shqiptare arrihen synimet dhe parandalohet Rusia dhe ndikimi rus që ka përfshirë ekonominë tonë, infrastrukturën kritike, partitë politike, mediat, komunitetet fetare, shoqërinë civile dhe ka për qëllim të destabilizojë shoqërinë tonë të brishtë multietnike, multifetare dhe multikulturore për të nxitur domino efekt në tërë rajonin” – tha Arbër Ademi.

BDI sot ka qenë prezentë në të gjitha vendbanimet për të mbledhur nënshkrimet që Bujar Osmani të jetë kandidat për President në zgjedhjet e 24 prillit. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share