BDI miratoi tri rezoluta – Mbledhjen e quajti “historike”

Në Mbledhjen e Përgjithshme që organizoi Bashkimi Demokratik për Integrim në Gostivar, u miratuan tri rezoluta pasi u vlerësua se gjendja në Maqedoninë e Veriut është shqetësuese. Kërkohet zbatim i potë i rezulutave nga institucionet shtetërore. BDI-ja këtë mbledhje e vlerësoi si “historike”,

Legjitimitet, Rezolutë për domosdoshmërinë e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, Marrëveshjes së Prespës dhe Marrëveshjes për fqinjësi të mire, së bashku me ndryshimet kushtetuese dhe Rezoluta mbi organizatën politike, ishin tri rezolutat të cilat mbrëmë u miratuan nga ana e anëtarëve e organeve drejtuese të mbledhura në Mbledhjen e Përgjithshme të mbajtur në Gostivar nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

“Ritheksojmë nevojën për qasje më proaktive të forcave kryesore ndërkombëtare që garantuan paqen duke përkrahur Marrëveshjen e Ohrit dhe potencojmë se një ndër postulatet kryesore që buron nga Marrëveshja e Ohrit është pikërisht mbrojtja nga majorizimi, gjë e cila aktualisht po minohet deri në fundosje të mundshme duke lejuar dhe duke mundësuar marrjen në Qeveri të koalicionit jo-fitues i cili nuk e manifeston vullnetin politik të shqiptarëve në RMV dhe si i tillë e shndërron Qeverinë në një Qeveri pa legjitimitet etnik”, thuhet në rezolutën e parë të titulluar “Legjitimiteti”.

Nga kjo parti kërkuan që institucionet shtetërore të Maqedonisë së Veriut të angazhohen për zbatimin e plotë dhe të pandërprerë të këtyre tri marrëveshjeve ndërkombëtare, duke siguruar që ato të përmbushen në mënyrë të plotë dhe efektive, së bashku me ndryshimet kushtetuese. Gjithashtu I bënë thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe institucioneve relevante të mbështesin Maqedoninë e Veriut në zbatimin e këtyre marrëveshjeve, duke ofruar asistencë dhe mbikëqyrje të nevojshme për të siguruar përmbushjen e tyre. /tvklan.mk

 

 

 

Zv. Kryeministër i Parë i RMV-së dhe ministër i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexheti nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në Fejsbuk ka theksuar se VLEN e falenderon Frontin Evropian që në mungesë të programit të vet, ka filluar të përkrah pika programore të koalicionit VLEN.

“VLEN e falenderon Frontin Evropian që në mungesë të programit të vet, ka filluar të përkrah pika programore të koalicionit VLEN.
Përkrahjen e parë të tyre, për mbylljen e tërësishme të lojërave të fatit në Maqedoninë e Veriut, të gjithë deputetët e koalicionit VLEN do e mbështesin.
Pra, pa kurrëfarë hamendje do ta mbeshtesim Propozim Ligjin që e paraqitën sot Fronti Evropian, e të cilin e morën nga Programi i koalicionit VLEN!

Lexo gjithashtu
Total
0
Share