BDI me panel diskutim/ Gjuha shqipe – shtyllë e Marrëveshjes së Ohrit

Maqedonasit janë gabim kur mendojnë se u japin të drejta shqiptarëve, sepse këto të drejta sipas ish deputetes, Nikica Kurubin, popullit shqiptar, i’a garanton kushtetuta e vendit. Thotë se, çështja e Marrëveshjes Paqësore të Ohrit dhe pyetja për ligjin e gjuhëve janë shumë e rëndësishme saqë sipas sajë, varet vet ekzsitimi i shtetit. Nuk e përjashton mundësinë që Gjykata Kushtetuese ta anulojë të gjithë ligjin e gjuhëve.

“Pyetje që për mua janë të rëndësishme dhe për ekzistencën, në mënyrë bukfale për ekzsitencën e vet shtetit, nuk besoja se këtë do e thoja këtu. Megjithatë, unë mendoj se këto janë pyetje ekzistencën e shtetit. Marrëveshja e Ohrit është pyetje për ekzistencën e shtetit dhe jo vetëm për funskionalizimin e shtetit por bukfalisht për ekzistimin e shtetit. Mendoj se të gjithë jemi mjaftë të vetëdijshëm dhe pajtohem ndërgjegjja tek qytetarët është shumë më e madhe dhe vetëdija është më e madhe se sa tek disa politikan” – tha Osmani.

ish ministri i Jashtëm, Bujar Osmani tha se Marrëveshja e Ohrit është treguar si marrëveshja më e fuqishme në nivel ndërkombëtarë këto 20 vite. Sipas Osmanit, qëllimi i përbërjes Qeveritare është që ta minojë themelin e kësaj marrëveshje. Thotë se gjuha shqipe është vija e kuqe që nuk guxojmë ta kalojmë.

“Unë mendoj se gjuha është njëra prej shtyllave thelbësore që e përcakton shtetformësinë e një populli. Vija e kuqe që e përcakton popullin shqiptar a është shtet-formues në këtë shtet ose jo është gjuha shqipe zyrtare apo jo. Tre këto çështje po sfidohen në katër muajt e fundit dhe unë këtë përpjekje e kam quajtur mision për ta çmontuar Marrëveshjen e Ohrit” – tha Bujar Osmani.

Kreu i partisë “Republika e Re”, Ivon Veliçkovski deklaroi se duke parë atmosferën momentale, qëllimi i politikës maqedonase është ndarja e shoqërisë, e cila tashmë veç është e ndarë. Sipas Veliçkovskit VMRO-DPMNE-ja dëshiron të sjellë rrymat e Rankoviçit dhe Millosheviqit. Sipas tij, qëllimi është prishja e raporteve ndër-etnike.

“Nuk kam pse ju garantoj, atË ju e dini se populli maqedonas nË thelb ËshtË i bindur se kur e garanton barazinË pËr tË gjithË e siguron edhe barazinË pËr vete dhe prosperitetin e vet. Kur ka qenË i mbËshtetur nË tezat dhe bindjet e praktikat se prosperiteti i tË gjithËve ËshtË bazË pËr prosperim edhe tË popullit maqedonas atËherË shteti ka ecur pËrpara. QoftË kur ka qenË pjesË e FederatËs, qoftË tani si i pavarur” – tha Veliçkovski.

Këto komente u bënë në debatin e organizuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim, përmes qendrës analitike, Abylaqim Ademi me temën “Shqipja gjuhë zyrtare  – shtyllë e Marrëveshjes së Ohrit”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share