BDI mban zgjedhjet brendapartiake

BDI ka njoftuar sot se të dielên më 2 korrik, do të mbahen zgjedhjet brendapartiake për konsolidimin e organeve partiake në 14 degë të saj me aplikimin e parimit demokratik “një anëtar, një votë”, përcjell KlanM.

“Pas procesit të realizuar me sukses të regjistrimit të anëtarësisë, verifikimit dhe shpalljes së kandidaturave dhe fushatës zgjedhore të kandidatëve që përfundon sot, të dielën ftojmë anëtarësinë e Bashkimit Demokratik për Integrim që të deklarojnë lirshëm vullnetin e tyre për udhëheqësinë e re të degëve në Butel, Çair, Dibër, Jegunovcë, Kërçovë, Krushevë, Kumanovë, Likovë, Manastir, Petrovec, Pllasnicë, Prespë, Shuto Orizare, Veles”, thuhet në njoftimin e BDI-së.

Gjatë këtij procesi zgjedhor, siç njoftojnë nga BDI, votohet për zgjedhje të kryetarëve të degëve, anëtarëve të kryesisë së degëve, kryetarëve të këshillave vendor dhe anëtarëve të kryesisë së këshillave vendor. Ky proces do të udhëhiqet nga Komisioni Zgjedhor Partiak./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share