Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka komentuar sot mbledhjen e përgjithshme që BDI mbajti dje në qytetin e Gostivarit.
Taravari tha se fotografia nga ai takim ishte dëshpëruese dhe se Ali Ahmetit i ngjason roli i opozitarit.
“Megjithatë mendojë do duhet të na lenë të paktën këto 100 ditë të punojmë. Ali Ahmeti është njeri i urtë të cilit i ngjason roli i opozitarit”, tha Taravari.
Ai për mbledhjen e BDI-së tha se opozita ka rol që të kritikojë pushtetin. /tvklan.mk