Nga BDI përmes një kumtese thonë se VLEN po mashtron për Ballkanin e Hapur, ato nga “projekt antikombëtar” në partneritet strategjik të Shkupit me Beogradin, me Stoiljkoviqin në krye të Qeverisë!
“Deri sa ishin në opozitë, partitë e koalicionit vlen bënë betimin e madh: Ditën e parë në pushtet, do ta tërheqim Maqedoninë e Veriut nga Open Balkan!
Me këtë premtim mashtruan votuesit, e përdorën si armë politike për të sulmuar qeverinë e mëparshme, organizuan një fushatë të egër duke e etiketuar këtë iniciativë si të dëmshme për vendin dhe si një projekt antikombëtar sipas kahjeve të Albin Kurtit.
Por sot, në pushtet, pa legjitimitet, jo vetëm që nuk e kanë tërhequr vendin nga Open Balkan, por qeveria e tyre tani e sheh atë si një projekt pozitiv dhe Shkupi dhe Beogradi janë shndërruar në partnerë strategjik në rajon.
Ata tani kanë partner kryesor Ivan Stoiljković, përfaqësuesi më ekstrem i interesave ruse dhe serbe në Maqedoninë e Veriut!
Dikur e quanin Open Balkan një tradhti kombëtare, sot ministrat e tyre janë duke përgatitur dokumentet dhe duke zbatuar politikat e kësaj iniciative!
Si quhet kjo?
Hipokrizi e paskrupullt, mashtrim i turpshëm ndaj qytetarëve apo tradhti ndaj parimeve dhe premtimeve elektorale!
Ky pushtet e ka humbur çdo kredibilitet! Kjo qeveri nuk ka as parime, as integritet, as dinjitet!
Nuk ka asnjë fjalë që mund ta shfajësojë këtë tradhti ndaj votuesve, ndaj shtetit dhe ndaj interesave kombëtare!
BDI dënon me ashpërsi këtë mashtrim politik dhe kërkon përgjigje të menjëhershme:
• Pse gënjyet qytetarët?
• Pse nuk u tërhoq vendi nga Ballkani i Hapur?
• Si u bë Maqedonia e Veriut pjesë e “ botës sërbe” duke vendosur Stoilkoviçin në krye të marrëveshjes së Ohrit?
Vendi nuk mund të drejtohet nga mashtrues, hipokritë dhe njerëz që nuk mbajnë fjalën!
Qytetarët meritojnë përgjigje dhe përgjegjësi!” – thonë nga BDI.