BDI: ”Kuazi” akademi, VMRO DPMNE – AMSHA e vetmja akademi qe bashkon mendimin shkencor!

NISMA E VLEN PËR AKADEMINË SHQIPTARE

Koalicioni VLEN ka bërë të ditur se ka nis procedurën për formimin e Akademisë së Shqiptarëve për Shkencë dhe Kulturë.

Takimi i parë lidhur me këtë temë është mbajtur në Tetovë, por selia e Akademisë do të jetë në Shkup.

“Në fazën fillestare, kjo nismë do të financohet nga komunat e më pas, do të punojmë drejt sigurimit të mbështetjes shtetërore, duke e bërë këtë Akademi një institucion të qëndrueshëm dhe të financuar në mënyrë të duhur” – ka shkruar në Facebook, një nga krerët e koalicionit VLEN, Bilall Kasami.

Nuk ka munguar as edhe reagimi i Arben Taravarit.

“Ne jemi një nga popujt më të vjetër në mos më i vjetri në Ballkan dhe në ADN-në tonë gjendet Inteligjenca dhe Qytetërimi i një Kulture të Lashtë!” – ka shkruar në Facebook, Taravari.

Por, BDI, këtë nismë e quan Kuazi “akademi” komunale që turpëron intelektualët dhe kombin.

Integristët rekomandojnë që të merret kryesimi me Akademinë shtetërore për shkencë dhe arsim, të krijohen vende për më tëpër akademikë dhe të votohet ligji I propozuar prej tyre.

”Për 30 ditë, na kthyen prapa për 30 vjet! Në përpjekje për të shfaqur ndonjë rezultat dhe për ta ndaluar rënien e lirë që po poshtëron kombin, Vlen paska “themeluar” “AKADEMINË” e shkencave dhe arteve e cila do të finansohet, imagjinoni, nga Komunat, rast i vetëm në botë, një akademi mahallash” – thone nga BDI.

Ka reaguar edhe VMRO-DPMNE-ja. Sipas partisë në pushtet, Akademia Maqedonase e Shkencës dhe Arteve është institucioni I vetëm që bashkon mendimin shkencor, kurse përkatësia etnike apo politike nuk duhet të jetë kriter anëtarësimi.

“Na gëzon fakti që partitë shqiptare të pushtetit kërkojnë vendin e Shqiptarëve në shkencë dhe e përshëndesim këtë, për dallim nga BDI që kërkonin vetëm vende për tenderët e tyre dhe u bënë parti e gjelbërt. Vetëm përmes kritereve të ashpra mund të sigurojmë se më të mirët dhe më të kualifikuarit do t`i udhëheqin institucionet tona shkencore. Duhet t`i mbajmë standardet e larta dhe të sigurohemi që Akademia jonë të mbetet prestigjioze, e bazuar në merita dhe të arritura akademike” – thone nga VMRO-DPMNE.

Sipas koalicionit VLEN Akademia Shqiptare për Shkencë dhe Kulturë do të fokusohet ekskluzivisht në shkencë, art, duke shmangur përfshirjen e politikës. Objektivi, sic thuhet, është të krijohet një mjedis ku shkenca dhe arti mund të lulëzojnë në mënyrë të pavarur dhe profesionale.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share