BDI ironizon Burim Latifin! I dërgon saksi me lule tek MEPSO

Pas skandalit të bërë publik nga Bashkimi Demokratik për Integrim se drejtori i MEPO-s, Burim Latifi ka blerë lule për një shumë prej mbi 1.000.000 denarë, aktivistë nga BDI kanë ironizuar sot veprimin e Latifit, duke vendosur disa saksi me lule pranë ndërtesës së MEPSO-s, me përshkrime “Urdhëroni lule, kurseni 9000 denarë”, informon Klan Macedonia.

Nga BDI thanë se Latifi në vend që të merret me angazhime nga sfera e energjetikës, ai merret me peisazhe dhe zbukurime, përderisa ka blerë 15 mijë euro lule, apo thënë ndryshe ka shpenzuar 9000 denarë për një të tillë.

Nga BDI theksuan se do t’i monitorojnë të gjithë uzurpatorët e paligjshëm të institucioneve në funksionimin e tyre dhe do të njoftojmë institucionet kompetente për të gjitha abuzimet. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share