Kanë vazhduar edhe sot përplasjet mes BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së. Nga partia e Ahmetit pyesin Mickoskin nëse është e vërtetë se ai ua ka ndaluar bashkëpunimin me shqiptarët kretarëve të komunave nga VMRO-ja, përcjell KlanM.
“‘Shpicen komandanti’ i madh Mickoski me uniformë të maskuar dhe me kallashnikov të zbrazur në një foto të dhënies së betimit para grave dhe fëmijëve, i shmanget përgjigjes së pyetjes konkrete: A u ka dhënë urdhër të qartë, të rreptë dhe të prerë kryetarëve të tij të komunave që të mos bashkëpunojnë me shqiptarë, të mos lëshojnë leje ndërtimi për kompanitë në pronësi të shqiptarëve dhe të mos legalizohen shtëpitë e shqiptarëve edhe pse i përmbushin kushtet ligjore”, thuhet në reagimin e BDI-së.
Nga BDI thonë se partia e Mickoskit ka prodhuar më shumë skandale duke qenë në opozitë sesa kur ishte në pushtet./KlanMacedonia