Kryeministri me deklaratat e tij për destabilizimin e vendit dhe akuzat se tani BDI po përgadit njerëz nga jashtë vendi për të destabilizuar Maqedoninë e Veriut nuk është asgjë tjetër përvecse gjueti shtrigash për të mbuluar dështimet e qeverisë monoetnike, ka thënë për Klan Maqedoni nga BDI.
“Kjo gjueti e përditshme e shtrigave ka për qëllim defokusimin e opinionit nga dështimet e njëpasnjëshme dhe mungesa e legjitimitetit etnik të kësaj qeverie monoetnike. Kjo gjendje e rëndë zgjidhet vetëm me veting të monitoruar ndërkombëtarisht për të gjithë politikanët, gjykatësit, prokurorët, oligarkët si dhe për procesin e tranzicionit dhe privatizimit në 32 vitet e pas pavarësisë bashkë edhe me miratimin e platformes për legjitimitet që mundëson stabilitet të qëndrueshëm të vendit dhe institucioneve, thonë nga BDI.
Ndryshe kryeministri Mickoski dje shkoi jë hap më tej sa I përket temës së destabilizimit të vendit që vetë ai e ngriti javë më parë. Informata
“Vijnë njoftime se po përpiqen të animojnë një masë kritike në fqinjësi që do t`i mbështetnin në këto protesta. Mbështesim protestat e qeta, por nëse ka dhunë si shtet jemi të gatshëm të përgjigjemi. Kemi plane, kemi informacione dhe normalisht nuk do të doja që t`i publikoj, kemi lokalizuar njerëzit që mbështesin lloje të këtilla skenaresh. Pasuria e tyre është shtatëshifrore dhe normalisht se duan ta ruajnë pasurinë” – tha Mickoski.
BDI ka paralajmëruar se nga shtatori do të dal në terren nga Sopoti e deri në Strugë për artikuluar paknaqësit nga pushteti ajktual dhe pengimin e sic thonë ata majorizimin dhe poshtrimin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. /tvklan.mk/