BDI: Gashi flet maqedonisht me delegacionin e Shqipërisë!

BDI përmes një komunikate njofton se Delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë, gjatë vizitës së tyre në Shkup, siç thonë, ka qenë i shokuar pasi Kryeparlamentari Afrim Gashi gjatë bisedës me ta ka folur në gjuhën maqedone, me përkthyes në shqip.

Integristët këtë nuk e vlerësojnë si lëshim protokollar, por siç thonë, mohohet haptazi identiteti kombëtar.

BDI

“Pyesim Kryetarin e VLEN -it, Afrim Gashin: a ishte një akt i qëllimshëm për të mohuar rëndësinë e gjuhës shqipe apo besimi i gabuar se shqipja është thjesht një gjuhë përkthimi, arsyeja pse ju shokuat delegacionin e Kuvendit të Shqipërisë gjatë vizitës së tyre në Shkup? Pse, kur ata ju drejtuan në gjuhën tuaj amtare, ju vendosët të përgjigjeni dhe të zhvilloni të gjithë bisedën në maqedonisht, me përkthyes në shqip?”

Si mundet një përfaqësues shqiptar të refuzojë të flasë në gjuhën e tij amtare përpara përfaqësuesve të Shqipërisë dhe përpara qytetarëve shqiptarë që presin nga ai të mbrojë dhe promovojë identitetin e tyre? – pyesin nga BDI-ja, duke pësëritur kërkesën për dorëheqje të Gashit.

Ndryshe gjatë një interviste televizive, Kryeparlamentari Gashi kishte deklaruar se “Gjuha maqedonase është gjuhë e vetme zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ndërkaq gjuha shqipe është gjuhë e përkthyer”.  deklaratë kjo që ka shkaktuar reagime të shumta në opinion.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share