“BDI favorite absolute” – Thaçi: Në zonat 1, 2 dhe 5, partitë tjera “zor” se marrin deputet

Në emisionin Klan Debat me Xhumadije Ibraimin, kreu i PDSH-së flet për aktualitetin politik dhe për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale.

Thaçi shprehet i bindur se BDI-ja e Ahmetit është favorite absolute për t’i fituar zgjedhjet, madje edhe nëse del e vetme, pa koalicion përballë krejtve.

Megjithëse se nuk deshi të bëjë parashikime me numra deputetësh, Thaçi tha se BDI fiton bindshëm në të gjitha zonat zgjedhore, ndërsa shtoi se në njësitë zgjedhore 1, 2 dhe 5, partitë tjera politike shqiptare do ta kenë shumë të vështirë të sigurojnë qoftë edhe një deputet.

Populli, sipas Thaçit, duhet ta rishqyrtojë mënyrën e të dhënit të besimit, duke aluduar në votimin me shumicë për BDI-në për 20 vite radhazi./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share