BDI e quan LSDM-në parti të kapur nga VMRO-DPMNE! Demiri: BDI përfundimisht të dal nga filmi nacionalist!

Bdi vazhdon ta quan LSDM-në parti të kapur pasi sipas integriste LSDM është peng e VMRO-DPMNE-së  duke e legjitimuar atë çdo ditë e më shumë. Të kundërtën e thonë nga LSDM sipas kësaj partie, Ahmeti dhe BDI-ja me veprimet e tyre po i mundësojnë VMRO-DPMNE-së që edhe më tutje ta ndezë situatën ndëretnike në vend dhe të përfitojë politikisht.

Përmes një komunikate për media BDI pyet publikisht nesë ka filluar të materializohet marrëveshja Mickoski-Zaev I cili ka për qëllim sipas tyre margjinalizimin e shqiptarëve si shkëmbim për amnisti, ndërmjetësuar nga Koço Angjushev?

BDI

“Sjellja e LSDM-së sot duket gjithçka, përveç asaj të një partie opozitare ndaj VMRO-DPMNE-së. Në vend që të luftojë qeverinë aktuale, LSDM po vepron si një parti e “kapur”, e cila nuk guxon të sfidojë realisht pushtetin, por vetëm sa e legjitimon atë me heshtjen dhe pajtueshmërinë e saj. Ky transformim nuk është i rastësishëm. Marrëveshja e pashpallur mes Mickoskit dhe Zaevit, me ndërmjetësimin e oligarkut Angjushev, ka një qëllim të qartë: të sigurojë imunitet, në këmbim të një qeverisjeje që eliminon ndikimin politik të shqiptarëve.”

 

Në reagimin e BDI –së thuhet se Heshtja dhe nënshtrimi ndaj agjendave nacionaliste nuk janë rruga e LSDM-së,  janë rruga e degradimit të saj përfundimtar. Shqiptarët nuk do të lejojnë që të përdoren si kurban në pazaret e fshehta politike.

 

Përmes një preskonference për media kanë reaguar nga LSDM ku sërish I bëjnë thirrje BDI-së  siç thonë nga kjo part, të dalë përfundimisht nga filmi nacionalist, duke nxitur tensione etnike dhe përçarje mes qytetarëve. Agron Demiri, anëtar i Bordit Ekzekutiv të LSDM-së thotë se BDI duhet të kuptojë se qytetarët e Maqedonisë së Veriut, pavarësisht nga përkatësia etnike, dëshirojnë paqe, stabilitet dhe marrëdhënie të mira ndëretnike.

AGRON DEMIRI, ANËTAR I BORDIT EKZEKUTIV TË LSDM-SË.

“BDI-ja me politikat e saj të papërgjegjshme po i mundëson VMRO-DPMNE-së të destabilizojë edhe më tej situatën dhe të përfitojë politikisht. Bashkëpunimi i tyre është më se i dukshëm – votojnë së bashku në Kuvend, BDI u siguron shumicën e Badinterit, madje skandalet e fundit, si lirimi falas i Artan Grubit përtej kufirit, janë dëshmi e qartë për këtë. LSDM-ja me konceptin “Një shoqëri për të gjithë”, ka vendosur baza të forta për ndërtimin e një shoqërie të bashkuar dhe tolerante.”

 LSDM i konsideron të papranueshme provokimet e qëllimshme etnike të BDI-së, të cilat sipas tyre, janë shndërruar në strategjinë e vetme të partisë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share