BDI e kapur? – Mexhiti: Ata kanë hyrë thellë në…

Artan Grubi, sipas Izet Mexhitit, është personi kryesor që e ka kapur BDI-në dhe e ka tjetërsuar atë si parti. Mexhiti akuzoi Grubin si të përfshirë në biznesin e kazinove dhe të kredive të shpejta, përcjell KlanM.

“Ata më nuk janë në shërbim të qytetarëve, nuk janë në realizim të programit e zotimeve dhe unë mendoj se janë të dëmshëm për shoqërinë sepse kanë hyrë thellë në korrupsion, kanë hyrë thellë në biznesin e kazinove, në kredi të shpejta që është zyrtarizim i fajdeve në RMV. Ata u larguan nga Kosova dhe Shqipëria, por fatkeqësisht derën e kanë të hapur në Maqedoni. Kjo mund të vërtetohet edhe sonte në mbrëmje po të shkojmë drejt kufirit të Bllacës, do të shohim se ka kolonë të gjatë të kosovarëve që vijnë për shkak të kazinove që i ka hapur zoti Grubi”, deklaroi izet Mexhiti./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share