BDI: Dënojmë ashpër kalimin e fazës së parë të propozim-ligjit për ndryshime në arsimin e mesëm

Nga BDI thonë se dënojnë propozim- ligjin për ndryshime në arsimin e mesëm pasi kjo imponon zgjidhje monoetnike dhe cënon bashkëjetesën ndëretnike.

“Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dënon ashpër kalimin e fazës së parë të propozim-ligjit për ndryshime në arsimin e mesëm, që imponon zgjidhje monoetnike dhe cenon frymën e bashkëjetesës ndëretnike.

Ky ligj është një hap prapa dhe i papranueshëm për një shtet multietnik si Maqedonia e Veriut.

Edhe më e turpshme është sjellja e koalicionit VLEN.

Duke mos votuar, ata heshtën dhe praktikisht dhanë mbështetje për këtë ligj.

Midis frikës nga zemërimi i popullit që aq shumë e kanë nënçmuar dhe frikës nga patronët e tyre të VMRO-DPMNE-së, ata mbetën të paralizuar.

BDI mbështet veprimet e Frontit për të bllokuar këtë ligj.

Shqiptarët nuk mund të pranojnë vendime që i anashkalojnë ata.

Zgjidhja duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe e drejtë për të gjithë” – thuhet në kumtesën e BDI-së. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share