BDI: Dyshime për skenar destabilizimi në shërbim të “VMRO-Levica”!

Zgjedhjet 2024

BDI-ja ka ngritur dyshime se po përgatitet një skenar destabilizmi pas zgjedhjeve, që sipas tyre, shkon në favor të VMRO-DPMNE-së dhe “Levicës”. Integristët u bëjnë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e lajmeve të rreme dhe luftës speciale që nxit gjuhën e urrejtjes, rrezikojnë rrugën euro-integruese të vendit, si dhe ndihmojnë politikat destabilizuese ruse në vend.

Opozita shqiptare e koordinuar me VMRO-DPMNE-në dhe Levicën e Apasievit po frikësojnë shqiptarët, duke akuzuar Bashkimin Demokratik për Integrim se është e gatshme të shkaktojë krizë politike – thuhet në reagimin e BDI-së.

Sipas integristëve, po përgatitet një skenar që të mos pranohen rezultatet e zgjedhjeve e që do të jetë në shërbim të VMRO-DPMNE-së.

“Të vetëdijshëm për humbjen e thellë nga Bashkimi Demokratik për Integrim, koalicioni “PO Europës, JO Rusisë” dyshon se koalicioni i përbërë nga derivatet e BDI-së tashmë e ka përgatitur skenarin në shërbim të VMRO-DPMNE-së dhe Levicën për të mos e pranuar rezultatin zgjedhor dhe me këtë, duke shkaktuar destabilizim dhe huti në opinion, në shërbim të Rusisë”, thonë nga BDI.

Gjatë së mërkurës, duke I thirrur në një Raport të ODIHR-it, që sic thuhet, parashikon jostabilitet të mundshëm dhe zgjedhje të pasigurta, nga opozita shqiptare VLEN kanë shfaqur dyshime se BDI-ja është e gatshme të shkaktojë krizë politike për të mos e pranuar humbjen./tvklan.mk

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share