Menaxheri i rrjeteve sociale në Big Brother VIP Kosova 2, Diamant Bajra, përmes një lidhje direkte në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova ka folur për ngjarjes e javës brenda shtëpisë së BBVK-së, duke theksuar largimin e Gani Gërmisë si dhe ritheksoi se sonte do të largohet nga shtëpia njëri nga të nominuarit.
Bajra gjithashtu është shprehur se Edona, Blerando dhe Lumbardhi janë top tre banorët e BBVK më të pëlqyer në rrjete sociale, njofton Klankosova.tv.
“Do t’i përmend tre banorët që janë më të popullarizuar dhe gëzojnë një mbështetje goxha të madhe në platformat sociale, është Edona James, një prej banoreve që ka më së shumti pëlqim në platformat sociale, e pasuar nga Blerando dhe banori i tretë që është në këtë top-treshen e banorëve më të pëlqyer është Lumbardhi”.
“Këtë po e bazojë nga numri i interaksioneve që marrin në publikimet që i bëjmë për të gjithë banorët e Big Brother VIP Kosova”, është shprehur ai.
Tutje, Bajra foli edhe për statistikat e shikueshmërisë, duke bërë të ditur se për 83 ditë, pra që nga fillimi i BBVK2, totali i shikueshmërisë ka shkuar në mbi 1.5 miliard.
“Ndërkaq, sa i përketë totalit të shikueshmërisë, kemi kaluar 83 ditë prej kur ka nisur ky reality shoë dhe totali i shikueshmërisë ka shkuar në mbi 1.5 miliard shikime. Këto janë të dhëna që vijnë YouTube, Facebook, Instagrami dhe TikToku”, është shprehur tutje ai.