Ish-futbollisti dhe ish-seleksionuesi boshnjak Mehmed Bazhdareviq gjatë një prononcimi për Euroklan ka komentuar paraqitjen e kombëtareve të Ballkanit në EURO 2024. Sipas tij, kombëtarja shqiptare ka qenë freskia e kampionatit.
“Isha tifoz i vendeve të Ballkanit. Pse nuk mundin më shumë? Mendoj se, të gjithë vendet bënë një progres, duke marrë parasysh gjithçka që ka ndodhur në këto hapësira, ku mungojnë infrastruktura, edukatorët e mirë, trajnerët e mirë që krijojnë futbollistë të rinj. Ligat tona janë shumë të dobëta në krahasim me ata të Perëndimit ku investohen shuma të majme parash. Mendoj se disa vende shkojnë përpara, sic është Kroacia, ata janë para të gjithëve dhe fuqi e madhe evropiane dhe mendoj se Serbia, Sllovenia që luajti një kampionat të mirë, B e H, Shqipëria ishte një freski e bukur e kampionatit dhe me pak fat mund të shkontë mëtej. Të gjithë mund të kenë progress por duhen më shumë investime në njerëz, edukatorë ata që krijojnë pasi kemi shumë talent dhe fëmijë që dijnë të luajnë futboll, duhet të mbështeten dhe të kenë njerëzit që dijnë të punojnë me ta për të krijuar futbollistë të nivelit evropian dhe botëror”, tha Bazhdareviq./tvklan.mk/