Kryeministri Edi Rama pritet të takohet këtë të mërkurë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s në Bruksel. Në fokus të diskutimit është baza detare e NATO-s në Porto Romano dhe lufta në Ukrainë.
Mediat britanike i bënë jehonë një ditë më parë bazës së re të NATO-s në Porto Romano të Durrësit, projekt që parashikohet të financohet nga shteti shqiptar dhe NATO.
Ndërtimi i kësaj baze është diskutuar dhe në samitin e fundit të NATO-s nga Kryeministri dhe ministri i Mbrojtjes, çka mësohet se ideja nuk ka kaluar pa vëmendje. Kjo është dhe arsye përse u dakordësua për takimin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO dhe kreut të qeverisë shqiptare.
Nëse do të realizohej ky projekt do ta kthente Porto Romanon në një pikë kyçe ushtarake për lidhjen mes Europës Lindore dhe asaj Perëndimore./tvklan.al