Bayern Munichi nuk pati mëshirë ndaj Bochumit, duke e mposhtur me rezultat 7-0, në kuadër të xhiros së pestë në Bundesliga.
Serinë e golave e nisi Choupo-Moting, qysh nga minuta 4’ e takimit, teksa e vazhdoi më pas Harry Kane, me një gol në minutën e 13’.
Golin e tretë e realizoi Mathijs de Ligt, në minutën e 29’, ndërsa të katërtin dhe të fundit në këtë pjesë e shënoi Leroy Sane, në minutën e 38’.
Në pjesën e dytë, Kane realizoi edhe njëherë tjetër në minutën e 54’.
Golin e gjashtë e shënoi supertalenti Tel, në minutën e 81’. Ndërsa golin e fundit në ndeshje e shënoi Kane në minutën e 88, duke kompletuar hat-trickun e parë në fanellën e bavarezëve.
Bayerni pas pesë ndeshjeve renditet në vendin e parë me 13 pikë, me katër fitore dhe një barazim.