Bayerni, 29 milionë euro larg marrëveshjes me Tottenhamin për Kane

Bayern Munichi raportohet se është ende larg një marrëveshjeje me Tottenham Hotspur për transferimin e Harry Kane, pavarësisht se kohëve të fundit ka pasur përparime në bisedimet mes klubeve.

Drejtuesit e klubit gjerman udhëtuan dje drejt Londrës për të vazhduar negociatat me Daniel Levyn për kompletimin e transferimit të sulmuesit anglez.

Edhe pse është bërë përparim, klubet janë ende rreth 29 milionë euro larg në vlerësimin e tyre për Kane.

Klubi londinez gjithashtu dëshiron të vendosë një klauzolë rikthimi që do të thotë se ata mund ta kthejnë 30-vjeçarin në klub në të ardhmen.

Tottenhami besohet se po kërkon mbi 100 milionë euro për të lejuar larimin e kapitenit të tyre.

Pasi të arrihet një marrëveshje mes klubeve për çmimin, atëherë transferimi besohet se do të kompletohej menjëherë.

Kane dëshiron të transferohet në “Allianz Arena” dhe tashmë ka rënë dakord për kushtet personale me kampionët e Gjermanisë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share