Bayern Munich sfidon Leicester, në sulm për Dominik Livakovic
Portieri i Kroacisë, Dominik Livakoviç po kalonte një Botëror të jashtëzakonshëm deri sa përballë iu shfaq Argjentina. Megjithatë, humbja ndaj kampionëve të Kupës së Amerikës nuk zbehin paraqitjet e tij të mëparshme, të cilat kanë tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave. Në gjurmët e tij është vënë së fundmi,Bayern Munich.
Dëmtimi i rëndë që pësoi Manuel Neuer, duke humbur pjesën tjetër të sezonit ka bërë që te bavarezët të mendojnë për një pasues të gjermanit. Sipas asaj që raporton “Bild” Livakoviç është objektivi numër 1 në listën e dëshirave të Bayern. Për të siguruar shërbimet e tij, gjermanët duhet të paguajnë rreth 10 milionë euro për portierin, kartonin e të cilit e zotëron Dinamo e Zagrebit.
Në favor të Bayern është edhe mosha e re e futbollistit, vetëm 27-vjeçar e bën akoma dhe më bindëse pistën që e dërgon Bayern Munich te portieri kroat. Në garë për të siguruar shërbimet e gardianit është edhe skuadra angleze e Leicester. Livakoviç ka një kontratë me Dinamon e Zagrebit deri në vitin 2024. Në nivel klubesh, portieri ka luajtur në 262 ndeshje, duke mbajtur të paprekur portën në 122 raste. Statistika që tregojnë cilësitë e tij në kuadrat,për ta shndërruar futbollistin në një “mur” në portë.
Klan News