Bayern Munich zhgënjen sërish

Bavarezët mposhten me përmbysje nga Mainz, ndërlikohet gara për titull

Eliminimi nga Champions League duket se ka turbulluar ujërat te Bayern Munich. Gjiganti gjerman pësoi humbjen e radhës këtë herë në kampionat.

Sadio Mane kaloi në epërsi bavarezët, të cilët iu drejtuan dhomave të zhveshjeve në avantazhin minimal 0-1. Por në pjesën e dytë, Mainz arriti që të konkretizojë në gola rastet e krijuara, për të përmbysur gjithçka në favor të saj.

Tre gola të shënuar në harkun kohor të 14 minutave, me Mainz që merr 3 pikët dhe ëndërron një vend në Kupat e Europës.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share