Bayern Munich është në kërkim të një alternativë për anësorin e majtë, Alphonso Davies, dhe raportohet se kanë vënë sytë te Theo Hernandez i Milanit. Hernandez, 26-vjeçari francez, ka shkëlqyer me performancat e tij në San Siro, veçanërisht në bashkëpunimin me Rafael Leao.
Megjithatë, transferimi i Hernandez në Gjermani nuk do të jetë i lehtë, pasi Milan nuk do të pranojë ofertë më të vogël se 100 milionë euro për të. Në këtë kontekst, Bayern po mendon edhe për një opsion më të arsyeshëm, Andrew Robertson i Liverpool.
Megjithatë, për të siguruar shërbimet e skocezit, Bayern duhet të përballen me dëshirën e tij për të qëndruar në Angli, pasi ai ka fituar shumë me Liverpool.