Ish-konkurrentja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Bay T u shpreh se ka qenë e shokuar kur e kuptoi se ka dal më pak e preferuara nga publiku.
Në emisionin “Big Talk” të Klan Kosova, ajo u shpreh se e di që nuk ka luajtur lojën, pasi nuk është përshtatur me karakteret brenda dhe me debatet e tyre, njofton Klankosova.tv.
Po ashtu, këngëtarja tha se e dinte se do të dilte pasi ishte në nominim me më të fortit e shtëpisë.
“Darka me të nominuarit ka qenë me më të fortit e shtëpisë, e pak a shumë e kam ditur. Por jam suprizuar që jam dal te më pak të preferuarit. Jam shokuar. Por gjithçka është në rregull”, tha Bay T.
“Ajo që mendoj që më ka penalizuar është karakteri im, kam qenë larg debateve, nuk po them që nuk kanë qenë në nivel timin, por nuk jam përshtatur me ato karaktere”.