“SË PAKU KJO GJENERATË TË MOS SËMURET NGA SËUMJDET E RËNDA”
Hadisi 14 vjeçar së bashku me shokët e tij të klasës dhe arsimtarin po shkonjnë në protestë për të kërkuar ajër të pastër.
Arsimtari Jasir Islami thotë që nxënësit sëmuren shpejtë e mungojnë nga orët mësinore pikërisht nga ajri i ndotur.
“Këta janë nxënësit e mi. Nuk është normale që në sezonin e gripeve që prej 25 nxënësve të mungojnë 13 apo 14 nxënës për një javë apo dy javë. Ky është rezultat i erës së rëndë. Kërkoj nga organet kompetente që së paku këtë gjeneratë ta ruajmë nga sëmundjet”, tha Jasir Islami.
Edhe hoxha i fshatit pati mesazh:
“I bëjmë thirrje drejtorit të deponisë, kryetares së Shkupit Danella Arsovskës, kryetarit të komunës së Studeniçanit dhe Sopishtes dhe gjitha ambasadave të dalin ta shofin situatën në vend, sepse shumë lehtë është të flasësh nga zyrat e qytetit të Shkupit atje”, tha hoxha i fshatit
Organizatotët e protestës thonë që institucionet kompetente i kanë thirr në bisedime por deri më tani nuk ka ndonjë marrëveshje.
“Ky popull nuk mund të pres më. Shumë sëmundje të mushëkrive janë paraqitur pikërisht si shkak I ndotjes së ajrit nga deponia Drislla”, tha një protestues.
“U lajmëruan disa instirucione kërkojnë që të bëjmë ndonjë marrëveshje. Do të shkojmë nga sot që të flasim dhe do ta shohim se çfarë po na ofrojnë”, tha një tjetër protestues.
Në protestë erdhën edhe aktivistë të organizatave ekologjike.
“Ky problem i tangon të gjithë qytetarët e Shkupit, të cilët mund të blejnë perime të cilët janë rritur me uj të kontaminuar”, tha një aktivist.
Protestuesit dhanë ultimatim se në qpftë se nul zgjidhet problemi për 15 ditë do të bllokojnë rrugën./KlanMacedonia