Bateria e Iphone-it tuaj shuhet shpejt dhe ju detyroheni të shkoni kudo me karikues me vete? Ju acaroheni dhe s’keni si e hiqni qafe një telefon që padyshim ju ka kushtuar shtrenjtë. Apple sugjeron për të gjithë përdoruesit e Iphone që thjesht u duhet të fshijnë një aplikacion të vetëm.
Ekspertët kanë dalë në përfundimin se Snapchat e çon baterinë në 0 në kohë rekord. Të gjithë mund t’i doni filtrat, por Alvin Wei, bashkëthemeluesi dhe CMO i SEOAnt, paralajmëron se ky aplikacion është një nga shkarkimet më të mëdha të baterive që mund të keni në iPhone.
“Më shumë sesa energjia që harxhon për të ngarkuar videot, Snapchat gjithashtu dëshiron vazhdimisht të dijë vendndodhjen tuaj dhe duke bërë këtë konsumon më shumë energji baterie,” thotë Wei.
Fshirja e Snapchat ofron një mënyrë të shpejtë dhe efektive për të rifituar fuqinë e vlefshme të baterisë.
Sipas ekspertëve, fshirja e Facebook po ashtu mund t’ju kursejë deri në 20% të jetëgjatësisë së baterisë dhe fshirja e Instagramit mund t’ju kursejë deri në 25%./tvklan.al