Bastisje në Tetovë, një i arrestuar!

Një person është arrestuar mbrëmjen e kaluar në Tetovë, pas një aksioni policor, përcjell tvklan.mk.

“Me datë 17.02.2024, në ora 20:50 në fshatin Sllatinë Tetovë, zyrtarë policorë nga Departamenti për trafikim të palejuar me drogë dhe armë në SPB- Tetovë kanë privuar nga liria personin I.I.(19) nga fshati Sllatinë. Gjatë bastisjes në banesën e tij, të kryer me urdhër të gjykatës, i është gjetur dhe konfiskuar marihuana. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share