Bastisje në Shkup, arrestohen dy persona pasi u kapën me substanca narkotike

Dy persona nga Shkupi janë arrestuar nga policia pasi pas bastisjeve të realizuara, tek të njëjtit janë kapur substanca narkotike.

“Sot (16.11.2023) në Shkup, zyrtarët policorë të Njësisë Kundër Trafikimit të Paligjshëm me drogë dhe armë në SPB Shkup kanë privuar nga liria G.C.(31) dhe A.N.(19), të dy nga Shkupi. Gjatë kontrollit të realizuar me urdhër të gjykatës në shtëpinë ku ndodhej G.C. dhe ku u gjet edhe A.N., janë kapur dhe konfiskuar më shumë se dy kilogramë amfetaminë, rreth gjysmë kilogrami marihuanë, një peshore digjitale, para dhe një armë”, shtojnë nga MPB.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share