Nga MPB njoftojnë se gjatë sitës së sotme me urdhër të gjykatës ka kryer bastisje në shtëpinë dhe ambientet tjera të personit S.Z. nga fshati Llaskarcë i Shkupit.
Nga Policia shtojnë se janë kapur armë dhe municione.
“Gjatë bastisjes pranë një objekti ndihmës të përdorur prej tij u gjetën një pistoletë e konvertuar, dy karikatorë bosh për një pushkë automatike dhe 16 fishekë. Gjithashtu, gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur tre armë dhe një pushkë gjuetie. S.Z është ndaluar dhe pas dokumentimit të rastit do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.