Basketbollistja amerikane Brittney Griner transferohet në një burg të sigurisë së lartë në Rusi

Problemet e basketbollistes amerikane Brittney Griner në Rusi nuk kanë të sosur. Mediat bëjnë me dije se 32-vjeçarja është transferuar së fundi në një burg të çështjeve penale, i një sigurie më të lartë.
Deri më tani, ajo ndodhej në paraburgim, në Moskë, ku dhe u gjykua gjatë muajve të fundit dhe dënua në korrik. Ajo u rrestua në shkurt, në një aeroport të Moskës, pasi iu gjet vaj kanabisi, që ajo e përdorte për arsye shëndetësore.

Griner u dënua me 9 vite burg nga gjykata. Lajmin e transferimit të Griner në një burg tjetër e konfirmuan avokatët e basketbollistes. Transferimi ka ndodhur që më 4 nëntor. Prej muajsh përflitet për mundsinë e lirimit të saj përmes një shkëmbimi të burgosurish mes Amerikës dhe Rusisë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share