Basketboll: Zyrtarizohen 18 skuadrat e sezonit të ri të Euroligës

Sezoni i ri i Euroligës së basketbollit sezoni 2024/2025 do të fillon si zakonisht në muajin tetor, ndërkaq organizatorët e kë kompeticionin të rëndësishëm të basketbollit në nivel ekipesh tanimë kanë publikuar emrat e 18 ekipeve më të mira pjesëmarrëse. Nga Euroliga e basketbollit në sezonin 2024/2025 nuk do të jetë e pranishme ekipi legjendar spanjoll Valencia Basket dhe në vendin e saj ka hyrë Paris Basketball, fituese e Eurocupës në sezonin e fundit.

Në sezonin 2024/2025 në Euroligën e basketbollit, do të garojnë këto 18 ekipe:

ALBA Berlin, Anadolu Efes Istanbul, Monaco, Baskonia Vitoria-Gasteiz, Crvena Zvezda, Armani Milan, Barcelona, Bayern Munich, Fenerbahce, Villeurbanne, Maccabi Tel Aviv, Olympiacos, Panathinaikos, Paris Basketball, Partizan Belgrade, Real Madrid, Virtus Bologna dhe Zalgiris Kaunas.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share