RAMADANI, PËRVOJA PËRCAKTUESE PËR FITUESIN
Kampionati në Ligën e parë të basketbollit vendor vazhdon të shtunën dhe të dielën me ndeshjet e raundit të 14-të. Derbi i kësaj jave do të zhvillohet në Qendrën sportive “Kale” në Shkup, aty ku do të përballen dy skuadrat fqinje Rabotniçki dhe Çairi 2030. Përballja e së shtunës fillon në orën 18:00
Pjesa e dytë e kampionatit në elitën e basketbollit vendor fillon me një supersfidë mes dy skuadrave fqinje Rabotniçki dhe Çairi 2030, dy ekipet të cilat në pjesën e parë të kampionatit kanë nga 9 fitore dhe 4 disfata.
Skuadra që drejtohet nga Erhan Ramadani në pjesën e dytë të kampionatit pritet të fillon më e përgatitur dhe më e fortë.
“Kemi disa ndryshime në roster. Lojtarët të cilët i kemi pas në pjesën e parë veç më nuk janë pjesë Çairit për arsye se disa kanë shkuar në klube tjera. Por për fat të mirë ne kemi marrë disa lojtarë me përvojë edhe më cilësorë siç është Robi. Kemi marrë edhe një lojtar nga Australia, Madut Akes, për të cilët shpresoj se ndoshta edhe kjo ndeshje është shumë herët por shpresoj se veç më kemi hyrë në at formën e duhur sëe veç dy javë jemi me stervitje“ – tha Erhan Ramadani, trajner i KB Çairi 2030.
Duke marrë parasysh se dy skuadrat kanë përkrahje të madhe të publikut të tyre por edhe lojtar cilësorë, shtrohet pyetja se çka mund të jetë vendimtare për të fituar kë sfidë.
“Ne edhe pse do tëluajmë si mysafirë por salla Kale për ne është si një sall si të luajsh brenda në Çair. Vendimtare do të jetë përvoja, meqenëse mendoj se përvoja do të jetë ajo e cila do ta cakton fituesin në fund. E potencova se neve tanimë kemi lojtar me përvojë të huaj dhe shpresoj se në fund ne do të jemi ajo ekip e cila do ta fitojmë ndeshjen“ – tha Erhan Ramadani, trajner i KB Çairi 2030.
Në ndeshjet e javës së 14-të në elitën e basketbollit vendor takohen: Euro Nikel – Gostivari, Rabotniçki – Çairi 2030, Ohri – Kozhufi, TFT Mozart – Vardari, Ohri – Kozhufi, Feniksi – Naviko Akademia. /KlanMacedonia/